MENU
klinika

10 ditë pas lindjes...

Çfarë bëri Arbana Osmani për t’u rikthyer në formë?

30.10.2020 - 06:25

Arbana Osmani ka përdorur llogarinë e saj në Instagram për të ndarë pak nga eksperienca e saj gjatë shtatzënisë dhe këto ditë pas lindjes. Inboxi i saj është mbushur plot me pyetje nga gratë dhe vajzat që duan të dinë se si ia doli moderatorja të rikthehej në formë brenda një kohe shumë të shkurtër pas lindjes.

Rikujtojmë që Arbana ka vetëm 10 ditë që ka sjellë në jetë djalin e saj, Diell dhe në fotot e postuara së fundmi, nuk duket aspak sikur sapo ka lindur.

“Fiilimisht gjatë shtatzënisë kam ngrënë shëndetshëm (shumë perime, shumë fibra, pak ëmbëlsira dhe shumë ujë). Të gjitha ëmbëlsirat e gatuara gjatë karantinës i kanë ngrënë kryesisht familjarët e mi. Doktori im, shumë i rreptë në lidhje me shtimin e peshës, më këshilloi të mos shtoja më shumë se 8-10 kg dhe kam ngrënë shpesh e nga pak”, -ka shkruar Arbana, duke vazhduar të tregojë rreth eksperiencës së saj dhe duke zbuluar edhe se djalin e ka sjellë në jetë përmes lindjes cezariane.

“Sot, 10 ditë pas lindjes (c-section), jam 3 kg më shumë seç isha para shtatzënisë. (Tjetër muhabet pastaj që edhe para shtatzënisë isha nja 3 kg më shumë seç duhet të jem normalisht). Para një jave fillova një regjim ushqimor me 1800 cal në ditë, që përfshin shumë fibra, proteina, pak karbohidrate – pothuajse 0 ëmbëlsira, fruta, perime, asnjë pije me gaz etj. (Po vdes për ëmbëlsira, kush i jep gji fëmijës ma di hallin). Çdo ditë pi minimumi dy shishe ujë, por ndonjëherë edhe më shumë, së pari sepse kam shumë etje nga gjidhënia dhe së dyti sepse sipas librave që kam lexuar konsumimi i ujit rrit sasinë e qumështit”, -ka përfunduar ajo.

Dhe nëse po pyesnit veten nëse Arbana po ushtrohet, ajo thotë se nuk po merret me asnjë aktivitet fizik, përveç dy fëmijëve që duan vëmendjen e saj.