MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është ketoacidoza diabetike?

10.10.2020 - 12:42

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë është ketoacidoza diabetike?

Mjeku: Me termin ketoacidozë diabetike flasim për një ndërlikim akut të diabetit melit të tipit 1, apo më rrallë tek pacientet e prekur nga diabeti i tipit 2.

Ajo ndodh kur organizmi nuk është më në gjendje të prodhojë mjaftueshëm insulinë, molekula që ka rol kyç që sheqeri të kalojë nga gjaku në muskuj dhe inde të tjera. Pa mundësinë për të përdorur sheqerin si “lëndë djegëse”, qelizat nisin të përdorin yndyrnat për të bijetuar, por ky ndryshim metabolik ka si pasojë akulimin e ketoneve në gjak.

Ketoacidaza shfaqet me hipergliceminë dhe rritjen e ketoneve në qarkullim që janë përgjegjëse për simptoma karakteristike si: rritje të etjes dhe frekuencës së urinimit, rritje të shkallës së frymëmarrjes, frymëmarrje me erë karakteristike, lodhje, konfuzion dhe gjendje të fikti.

Diagnoza përcaktohet mbi bazën e analizave të gjakut, ndërsa trajtimi parashikon rihidratimin e pacientit dhe marrjen e insulinës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.