MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është neuroma akustike?

12.10.2020 - 13:25

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë është neuroma akustike?

Mjeku: Neuroma akustike është një tumor i rrallë beninj që prek trurin. Në përgjithësi rritet shumë ngadalë dhe ndodh në harkun kohor të disa viteve, por mund të kompresojë (jo të pushtojë, një ndryshim thelbësor ky tek tumoret malinje) indin e trurit.

Me detaje bëhet fjalë për prekjen e nervit vestibulokoklear, struktura që shërben për kontrollin e dëgjimit dhe ekuilibrit. Ky nerv ecën parlalel me atë të nervit facial, që çon informacione nga truri tek muskujt e fytyrës.

SHKAQET

Në pjesën më të madhe të pacientëve shkaqet e rritjes janë të panjohura, por mendohet se mund të jetë një keqfunksionim i një gjeni në kromozomën 22; i vetmi faktor rreziku që është vënë re në neuromën akustike është prania e një sëmundje të rrallë gjenetike, neurofibromatoza e tipit 2. Neuromat akustike formohen në qelizat e Schwann, që veshin nervin vestiboloklear, dhe për këtë arsye njihet dhe me emerin schwanoma vestibolare. Qelizat Schwan nformojnë një veshje mbrojtëse përreth nervave, dhe ndihmojnë sinjalet elektrike të udhëtojnë në organizëm.

Madje nuk dihet me saktësi as arsyeja që disa neuroma akustike nisin dhe vijojnë të rriten, ndryshe nga të tjerë që mbesin të pandryshuar.

SIMPTOMAT

Simptomat kanë tendencën të zhvillohen gradualisht dhe mund të jenë të graviteteve të ndryshme, dhe për këtë arsye është vështirë të diagnostikohet. Një neuromë akustike të përmasave të kufizuara mund të provokojë:

Shqetësime të dëgjimit si shfaqja e tringëllimës (zhurmë e perceptuar në brendësi të veshit pa asnjë burim të jashtëm që ta provokojë) apo shurdhim.
Probleme ekuilibrit që shfaqet me marrje mendsh

Ndërsa një neuromë akustike më e madhe mund të shkaktojë simptoma të ndryshme, ku përfshihen:

Dhimbje koke dhe shikim i mjegullt
Dhimbje ose mpirje në njërën anë të fytyrës
Probleme me koordinimin e gjymtyrëve vetëm në një anë të trupit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.