MENU
klinika

Shkaqet

Çfarë janë skotomat?

20.10.2020 - 12:01

Me termin “skotoma” në terma mjekësorë është një verbim i pjesshëm ose i plotë në fushën viziv dhe përgjithësisht i atribuohet patologjive të ndryshme, lezioneve të indeve nervore apo efekteve të padëshiruara të lidhura me përdorimin e disa ilaçe (si për shembull antibiotiku streptomicinë).

Skotomat shfaqen si njolla të errëta, të ngjyrosrua apo në formën e llampave ndriçuese, dhe mund të prekin një sy apo të dy duke ndërhyrë në shikim.

SKICA E FIZIOLOGJISË OKULARE

Tre përbërësit kryesor që garantojnë funksionimin e syrit janë:
Kornea dhe thjerrëzat (kristalina): të pozicionuar në pjesën frontale të bebes së syrit dhe kanë si detyrë të përqëndrojnë dritën që vjen nga jashtë, duke bërë riprojeksimin e pamjeve në retinë.

Retina: e përbërë nga inde fotosensibile të dritës dhe ngjyrave që ndodhet në fund të syrit. Ajo bën konvertimin e impulseve vizive në sinjale elektrike, duke lejua transmetimin nervor. Zona qëndrore e retinës quhet makula.

Nervi optik: transmeton sinjale elektrike nga retina në tru, i cili i nterpreton dhe lejon të kuptuarin e informacionit të dritës dhe ngjyrave që merret nga syri.

Skotomat shfaqen në fushën vizive kur retina humb ndjeshmërinë dhe është në dy lloje:
Skotoma negative: shfaqej njolla të zeza që nuk lejojnë shikimin qartë të pamjes, ose e lejojnë pjesërisht.

Skotoma pozitive: shfaqen disa zona me ngjyra të ndryshueshme, ose me shkëlqim të përhershëm.

Sipas patologjive njihen këto forma të skotomës:

Skotoma fiziologjike (e njohur si njolla e verbër e Mariotte)
Skotoma qendrore
Skotoma paraqendrore
Skotoma periferike
Skotoma centrocekale
Skotoma anulare
Skotoma formë harku
Skotoma shndritëse