Hiperkalemia ka të bëjë me një ndryshim të vlerave të përqëndrimit të kaliumit në gjak, që në rastin konkret është i lartë. Nëse vlerat janë të uleta flasim për hipokalemi.
Nivelet e këtij elektroliti duhet të jenë më shumë se 5.5 mmol/L për të folur për një gjendje hiperkalemie.
ÇFARË ËSHTË KALIUMI DHE PËR ÇFARË SHËRBEN
Kaliumi është një element kimik simboli i të cilit në tabelën periodike përfaqësohet me shkronjë “K”. Një makromineral me funksione të rëndsishme për nivelin muskulor dhe nervor.
Përveçse është një makromineral, është edhe një elektrolit si kalciumi dhe klori. Këto elektrolite luajnë një rol thelbësor për të mbajtur ekuilibrin e presionit dhe përqëndrimit të substancave në brendësi dhe jashtë qelizave. Funksionet më të rëndësishme të këtij elementi kanë të bëjnë me:
Përcakton zhvillimin e skeletit.
Merr pjesë në ekuilibrin osmotik.
Ndërhyn në sintezën e proteinave
Është thelbësor në transmetimin nervor
Përfshihet në kontraktimet e muskujve.
SHKAQET E NIVELIT TË LARTË TË KALIUMIT
Në përgjithësi një gjendje e tillë vjen për shkak të një eleminimi më të vogël të kaliumit nga veshkat. Edhe një lëvizje anormale e kaliumit jashtë qelizave është një shkak i shpeshtë. Por ka faktorë të ndryshëm që ndikojnë në nivelin e lartë të kaliumit, mes të cilave gjejmë:
Një hyrje më të madhe të kaliumit në organizëm.
Ilaçe që ndryshojnë eleminimin e kaliumit nga veshkat
Lezione të rënda të veshkave
Sëmundje kronike të veshkave.
Një tjetër shkak është prania e diacidozës metabolike, që ndodh tek pacientët e prekur nga ketoacidoza diabetike.
Nga ana tjetër, pseudohiperkalemia është një rritje artificiale e kaliumit që mund të çojë në hiperkalemi. Kjo ndodh për shkak të aplikimit të zgjatur të një rripi hemostastik (llastiku që e njohim rëndom që përdoret kur merr një analizë gjaku) apo shtrëngimit të tepërt të grushtit kur merret një mostër gjaku.
Edhe trombocitoza mund të shkaktojë pseudohiperkalemi, pasi kaliumi i trombociteve lëshohet gjatë mpiksjes.
SIMPTOMAT
Në pjesën më të madhe të rasteve hiperkalemia kalon pa u vënë re. Në përgjithësi nuk ka simptoma, dhe kjo vërehet përmes një analize rutinë.
Në prani të simptomave, ato do të varen se sa e rëndë është hiperkalemia dhe shpejtësisë së fillimit. Zakonisht, simptomat e para janë:
Dobësi muskulore
Dirdhje të krahëve dhe këmbëve
Ndjesi shpimi gjilpërash
Paresthesia në gishtat e këmbëve dhe duarve (ndjesi shpimi dhe nxehtësie ose të ftohti në lëkurë)
Këto simptoma shoqërohen në përgjithësi nga pagjumësia, nazuea, të vjella dhe një aktivitet të ulët kardiak.
Në rastet më të rënda pacientët vuajnë nga aritmia kardiake. Kjo sepse zemra është organi që ka nevojë për kalium për tu kontraktuar kur funksionet e saj ndodhin në mënyrë të rregullt. Me aritmi flasim për një çrregullim të ritmit kardiak që ndikon në frekuencën, intensitetin dhe rregullaritetin e impulseve nervore.
DIAGNOZA
Kjo gjendje zbulohet përmes matjes së përqëndrimit në gjak të elektroliteve dhe mund të kryhet së bashku me një elektrokardiogram në fund për të vlerësuar ndryshimet e mundshme.
Pacientët që kanë ndryshime në rezultatet e elektrokardiogramës vuajnë nga pamjaftueshmëria e veshkave, pamjaftueshmëria kardiake e avancuar, pengim i urinës ose trajtohen me frenues të angiotenzinës. Pra, për të pasur një diagnostikim korrekt, pacienti duhet ti nënshtrohet analizave të mëposhtme:
Matjes së Kaliumit
EKG
Vlerësimit të trajtimit me ilaçe që po ndjek pacienti
Vlerësimit të funksionit të veshkave.
TRAJTIMI
Synimi i trajtimit është ai i uljes së nivelit të kaliumit në gjak. Por duke adresuar dhe shkakun themelor të saj, siç është ndalimi i administrimit të ilaçeve hiperkalemi.
Në rast se rritja e nivelit të kaliumit është e moderuar, trajtimi është ai me disa ilaçe të llojit “cation exchange resins”. Mund të përshkruhen gjithashtu dhe diuretikët apo të bëhet një dialzë.
Kur niveli i kaliumit ka një vlerë më të lartë se 6.5 mmol/L pa treguar ndryshime në elektrokardiogramë, salbutamoli dhe bikarbonati i sodës përmirësojnë ndjeshëm situatën.
Së fundmi, kur niveli i kaliumit nuk i kalon 6.5 mmol/L dhe ka ndryshime në EKG, gjëja e parë që bëhet është të mbrohet zemra. Me këtë qëllim, për të reduktuar kaliumit në gjak në përgjithësi merret klorur kalciumi.
Pavarësisht këtyre informacioneve të mësipërme, ju këshillojmë të konsultoheni me mjekun nëse keni shenja të kësaj gjendjeje. Do të jetë specialisti ai që do tu japë trajtimin e duhur për rastin tuaj.