MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë tregon kolla me gjak?

16.10.2020 - 09:55

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë tregon kolla me gjak?

Mjeku: Kur flasim për “Hemoptoja” i referohemi pranisë së gjakut me ngjyrë të kuqe të hapur në gëlbazë (pështymë), pra gjak i shumëzuar i përzier me mukozë që vjen nga ndonjë pjesë e traktit respirator si fyti, bronket apo mushkëritë e që e nxjerrim jashtë me kollën.

Hemoptoja mund të shfaqet dhe si një episod i vetëm e i papritur ose i vazhdueshëm, pra në mënyrë ciklike në jetën e një personi. Në të dy rastet nuk duhet të nënvlerësohet.

Nuk duhet të ngatërrohet me hempotizën, në të cilën ekziston dlaja e gjakut nga goja me kollën (pra që vjen gjithmonë nga rrugët e frymëmarrjes), por jo me mukozë.

SHKAQET

Të nxjerrësh gjak me kollën është gjithmonë alarmuese për personin e prekur, megjithatë vetëm në rastet e rralla prapa saj qëndron një sëmundje e rrezikshme si kanceri i mushkërive apo i fytit.

Rastet më të zakonshme të saj (rreth 70-90 %) janë mes patologjive të aparatit të frymëmarrjes, dhe në përgjithësi bëhet fjalë për sëmundje me natyre inflamatore dhe/ose infektive, ku përmendim bronshitin, pneumoninë, bronkopneumoninë, emboli pulmonare, infarkt pulmonar, turbekulozi, emfizema, fibroza cistike etj.

Kanceri i mushkrive nga ana e tij mund të jetë shkak i hemoptojës, dhe prek më shumë burrat duhanpirës mbi 40 vjeç. Ajo mund të jetë dhe shenja e parë e kancerit të laringut apo tiroides. Duhet të mbani mend se edhe pamjaftueshmëria kongjestive e zemrës mund të shoqërohet me hemoptonë.

Fëmijët
Tek fëmijët shkaku më i zakonshëm i hemoptojës është aspirimi i trupave të huaj dhe infeksione të traktit të poshtëm të frymëmarrjes.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.