19.10.2020 - 19:58
Champions League mund të ndryshë sërish. Media britanike “Daily Telegraph” zbulon se UEFA po shqyrton mundësinë që kompeticioni madhor i klubeve të “kontinentit të vjetër” të shtojë dhe 4 skuadra të tjera në vitin 2024.
Gara do të zhvillohet me 9 grupe. Një diskutim i tillë është përmendur që në fillim të këtij viti, por presidenti i UEFA-s Ceferin nuk është shprehur asnjëherë rreth mundësisë së shtimit të skuadrave në Ligën e Kampioneve.
Formati aktual i Ligës së Kampioneve zbatohet që prej vitit 2004, po nga viti 2022 mund të shtohen edhe 4 skuadra. Gjithsesi, është vetëm në rangun e propozimeve dhe ende nuk është shtruar për votim në radhët e Komitetit Ekzekutiv.