Blogerja më e famshme në botë dhe reperi Fedez do të bëhen prindër për herë të dytë. Përmes një fotoje të postuar në Instagram – ku duket vogëlushi Leo – Chiara njoftoi shtatzëninë e dytë.
“Familja jonë po zmadhohet,” shkroi Chiara. Një foto të ngjashme me po të njëjtin mbishkrim publikoi edhe Fedez.
Chiara dhe Fedez u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit 2018.
Ata u lidhën rreth shtatorit të 2016-ës, ndërsa në maj të vitit 2017 erdhi propozimi super romantik. Teksa këndonte “S’na duhen unazat për të qenë bashkë”, Fedez ndërpreu këngën në koncert për t’i thënë Chiara-s në mes të skenës: “S’na duhen unazat për të qenë bashkë, por na duhen për të bërë këtë që do të bëj unë tani”.