MENU
klinika

Leo do të ketë një motër ose vëlla

Chiara Ferragni dhe Fedez, prindër për herë të dytë

01.10.2020 - 10:58

Blogerja më e famshme në botë dhe reperi Fedez do të bëhen prindër për herë të dytë. Përmes një fotoje të postuar në Instagram – ku duket vogëlushi Leo – Chiara njoftoi shtatzëninë e dytë.

“Familja jonë po zmadhohet,” shkroi Chiara. Një foto të ngjashme me po të njëjtin mbishkrim publikoi edhe Fedez.

Chiara dhe Fedez u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit 2018.

Ata u lidhën rreth shtatorit të 2016-ës, ndërsa në maj të vitit 2017 erdhi propozimi super romantik. Teksa këndonte “S’na duhen unazat për të qenë bashkë”, Fedez ndërpreu këngën në koncert për t’i thënë Chiara-s në mes të skenës: “S’na duhen unazat për të qenë bashkë, por na duhen për të bërë këtë që do të bëj unë tani”.