MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë simptomat e rraskapitjes nervore?

15.10.2020 - 10:09

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Cilat janë simptomat e rraskapitjes nervore?

Mjeku: Termi rraskapitja nervore (në mjekësi nevrastenia, “lodhja e nervave”) tregon një gjendje ekstreme të lodhjes mendore dhe fizike që vjen pas një stresi të fortë që mund të jetë: ekonomik, nga puna, nga shkolla, familjare, sociale dhe interpersonale.

Në kuptimin e përbashkët të termit, “rraskapitja” do të thotë pikërisht konsumi, zbrazja e energjisë personale që çon në një spektër të gjerë simptomat në përgjigje të kërkesave të mëdha në një kohë të caktuar.

Nevrastenia është studiuar për herë të parë në 1869 nga neurologu amerikan George Beard,që e përshkoi si një gjendje të karakterizuar nga lodhja mendore e fizike, simptoma ankthi dhe depresive, dhimbje koke, impotencë, dhuimbje muskulore, kyçesh dhe neurpatike.

SIMPTOMAT

Simptomat e nevrastenisë janë shumë të ngjashme me ato të sindromit të lodhjes kronike, nervoze, shqetësimet e humorit, shqetësimet somatike aq sa dallimi i tyre në klasifikimin klinik nuk është i qartë, me rrezikun që pacienti të mos trajtohet si duhet.

Sipas ICD-10 (Klasifikimit Statistik Ndërkombëtar të Sëmundjeve dhe Problemeve Shëndetësore të Ndërlidhur, redaktuar nga OBSH), simptoma që karakterizon nevrasteninë është intensiteti i lodhjes fizike dhe mendore që shfaqet pas periudhave të sforcimeve emocionale domethënëse që ndodh me shfaqjen e : dhimbjes së përhapur ose dhimbjes musko-artikolare, marremendje, dhimbje koke, probleme me gjumin, acarim, vështirësi në relaksim, dispepsi (ajo që quhet “tretje e keqe”, fryje zorrësh, të vjella, urth, halitozë.)

Nevrasteni apo sindrom i lodhjes kronike?

Në veçanti simptomat e njëjta me sindromën e lidhjes kronike kanë bërë që disa studiues ta mendojnë këtë të fundit si versionin “modern” të nevrastenisë së shekullit të 19-të.

Nevrastenia dhe sindromi i lodhjes kronike kanë dhe shkaqe të përbashkëta, pasi të dyja lindin si shkak i një periudhë të fortë stresi, apo shqetësimi dhe që rrezikon cilësinë e jetës. Por ama nevrastenia ka lidhje të rëndësishme socio-kulturore, sidomos tek popullsia aziatike, ku puna dhe shqetësimet e lidhura kanë tjetër domethënie nga vendet e perëndimit. Prandaj, në vendet aziatike nevrastenia mbetet bërthama qëndrore e diagnozës, dhe pse mund të ketë edhe shqetësime të tjera.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.