MENU
klinika

Renditja e revistës mjekësore më prestigjoze në botë

Cilësia e sistemit shëndetësor në Shqipëri, studimi shkencor i “The Lancet”: Më i mirë se Turqia

26.10.2020 - 12:18

“The Lancet”, revista mjekësore më prestigjioze në botë ka publikuar një renditje të sistemeve shëndetësore të 204 vendeve të ndryshme të globit, bazuar mbi 42 kritere, teknike, të gjitha të bazuara në efektshmërinë e trajtimeve mjekësore. Sipas pretigjiozes, kjo është e vetmja mënyrë shkencore për të matur cilësinë e sistemit shëndetësor të një vendi.

Por, si renditet Shqipëria mes këtyre 204 shteteve?

Grumbullon 70-të pikë në indeksin e përgjithshëm, thotë studimi, aq sa Letonia, Lituania, apo Rumania në Europë dhe më mirë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, apo Maqedonia e Veriut, si dhe më mirë se vende si Bullgaria, Moldavia, Gjeorgjia, apo edhe Turqia, sado që mund të duket e çuditshme për shumëkënd, duke pasur parasysh edhe perceptimin e krijuar se, sistemi shëndetësor në vendin tonë është ndër më të dobëtit në Europë.

Por, sipas “The Lancet”, faktet flasin ndryshe.

Studimi është 100% shkencor dhe i referohet trajtimeve të sëmundjeve të ndryshme, secila prej të cilave përbën një kriter dhe pikëzohet për t`u përfshirë në indeksin e përgjithshëm.

Studimi nuk merr për bazë në asnjë moment në mënyrë të drejtpërdrejtë indikatorë si infrastruktura, apo korrupsioni, por vetëm efikasitetin e trajtimeve.

I publikuar në një kohë të tillë kur pandemia po shkakton debate të shumta, ndoshta ky studim mund të shërbejë edhe si një dozë e mirë besimi ndaj bluzave të bardha në vendin tonë.  Në nivel global, Japonia, Islanda dhe Norvegjia marrin pikët më të larta, të ndjekura nga vende si Andorra, Luksemburgu, Franca, Finlanda, Kanadaja, etj./SCAN

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!