MENU
klinika

Banksy

Çmim rekord parodia e frymëzuar nga Monet

22.10.2020 - 15:42

         Një pikturë në vaj, e artistit misterioz britanik, Banksy – parodia e një kryevepre të piktorit të famshëm Claude Monet, u shit në një ankand në Londër, të mërkurën, për afro 10 milionë dollarë amerikanë.

E ky është çmimi i dytë më i lartë i paguar në një ankand, për një vepër të artistit misterioz.

Piktura në vaj, “Show me the monet”, një risjellje moderne e klasikes së asaj nga Monet, “The Water Lily Pond”, u shit për 9.8 milionë dollarë në shtëpinë e ankandeve “Sotheby’s”, pas një beteje ofertash.

 

Zëdhënësi pranë shtëpisë së ankandeve “Sotheby”, tha se ishin pesë koleksionues, të vendosur për ta shtënë në dorë veprën, të cilët, luftuan me njëri-tjetrin duke e çuar çmimin përfundimtar, përtej atij të parashikuar.

Shitja vjen një vit pasi një pikturë nga Banksy, që paraqiste parlamentin britanik me shimpanze në vend të deputetëve, theu rekordin e artistit të rrugës, duke kapur një vlerë prej afro 13 milionë dollarësh. Asokohe, vepra e vitit 2009, ndezi një betejë 13-minutëshe, mes 10 ofertave të ndryshme.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit