MENU
klinika

Ç'po ndodh në Evropë?

COVID-19/ Franca zgjeron shtetrrethimin, Greqia rikthen orën policore

23.10.2020 - 11:09

Zgjerohen masat kufizuese në Evropë në luftën kundër përhapjes së Covid-19. Autoritetet franceze kanë konfirmuar se do të zgjerojnë shtetrrethimin në rajone të tjera.

Nga mesnata e së premtes, në shtetrrethim do të futen jo vetëm qytetet por i gjithë rajoni, duke prekur  2/3 e popullsisë, së vendit.

Janë 54 rajone dhe një territor i jashtëm ku do të aplikohet shtetrrethimi, që do të thotë se 46 milionë qytetarë do të preken prej tij. Përhapja e virusit po përshpejtohet, ndaj na duhet të forcojmë masat që kemi njoftuar. Këto kufizime janë një barrë e rëndë, por duhet të respektohen”,– u shpreh kryeministri i Francës, Jean Castex.

Ndërkohë, ish-kryeministrja belge dhe ministrja aktuale e Jashtme, Sophie Wilmes ndodhen në terapi intensive, por është njoftuar se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në anën tjetër edhe në Greqi janë marrë masa kufizuese shtesë, për shkak të rritjes së theksuar të numrit të infeksioneve.  

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se do të ndalohet lëvizja me makinë nga ora 00:30 deri në 05:00 të mëngjesit në zonat e cilësuara si “të kuqe” apo “të verdha” në raport me numrin e rasteve me Covid-19 dhe do të aplikohet duke filluar nga nesër. Mitsotakis njoftoi se maskat do të jenë të detyrueshme në ambiente të brendshme dhe në rrugë për çdo qytetar të Greqisë.

“Maska do të bëhet e detyrueshme kudo. Jo vetëm në ambiente të brendshme, por edhe në rrugë. Sepse virusi gëlon kudo, duke mos pritur hyrjen apo daljen nga një restorant.“, Mitsotakis.

Duke theksuar se duhet lufta e të gjithëve bashkë për të mposhtur virusin dhe për të ndaluar valën e dytë

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës