MENU
klinika

Po bëjmë gati spitalet dhe testet e shpejta

Covid-19/ Manastirliu: Nëse do kemi mbingarkesë, do zgjedhim kush do të trajtohet!

29.10.2020 - 11:26

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, foli nga foltorja e Kuvendit për situatën e rëndë të krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Ministrja Manastirliu theksoi se së shpejti do të nisin edhe testet e shpejta të Covid-19, si dhe do të shtohen kapacitetet spitalore, ku do të ketë 4 spitale Covid në Tiranë dhe spitalet rajonale.

“Nga qershori deri më sot është katërfishuar numri i testeve, po përgatitemi të përfshijmë dhe testin e shpejtë, atë të antigjenit. Do t’i qëndrojmë deri në fund që do të shtojmë kapacitetet spitalore, duke vendosur 4 struktura në Tiranë dhe duke përfshirë gjatë dimrit edhe spitalet rajonale.

Që e gjithë sakrifica e bërë të mos shkojë kot duhet që të gjithë qytetarët të bashkohen në këtë luftë. Të gjitha masat që po ndërmarrim shkojnë në funksion të frenimit të përhapjes së virusit. Nuk duhet të shkojmë në mbingarkimin e sistemit shëndetësor, ndaj masat që jemi duke ndërmarrë sigurojnë që të mundemi të frenojmë epideminë. Por nëse nuk respektohen masat do të përballemi me kushtet se kush do të trajtohet i pari”, tha ministrja.

Më tej, ajo u ndal dhe tek akuzat e opozitës, duke thënë se ata po bëjnë ping-pong me situatën, duke mos ndihmuar në frenimin e përhapjes së virusit të rrezikshëm.

“Dua ta filloj këtë fjalë me një lajm të mirë, Shqipëria revistës më prestigjioze akademike është vlerësuar me 70 pikë, nga 100 pikë të mundshme, duke vlerësuar sistemin shëndetësor. Kjo falë atyre që ka bërë qeveria shqiptare. Shqipëria ka marrë 70 pikë njësoj si Rumani, pra vende të Evropës, dhe më shumë se vendet e Ballkanit Perëndimor. Indikatorët që kanë shënuar pikët e larta janë trajtimi i tumorit të gjirit, tuberkulozit, sëmundjeve pulmonare, mbulimi vaksinal, etj. Të gjitha këto janë vlerësime të rëndësishme që ne marrim nga revista prestigjioze, ku punojnë më shumë se 5 mijë akademikë me burime të dhënash të sakta. Këto janë faktet.

Shumë shkurt do të ndalem te situata, që po përjetojmë, në lidhje me pandeminë e Covid-19. Po citoj disa fjalë të kreut të OBSH, që thoshte se aty ku ka pasur përçarje politike në nivel kombëtar është vënë re një mungesë e madhe për shkencën, ndërsa rastet dhe fatalitetet shtohen. E kam përsëritur shpesh, thotë ai, se pandemia nuk është politikë.

Këtu te ne pandemia është përdorur politikisht, që pa ardhur rasti i parë. Jo futboll, por ping pong politik e kanë bërë, duke shpallur dhe katastrofën, që nuk iu erdhi e nuk iu erdhi. Ndërkohë që ne nuk kemi ndalur për asnjë moment punën në këtë kohë shumë sfiduese. Ata që flasin nga tavolinat ku luajnë ping-pong u zgjuan dhe fillojnë e recitojnë. Ata s’duan ta kuptojnë se çdo vendim i qeverisë bazohet në vlerësimin e një komiteti ekspertësh. Me shtimin e rasteve pas hapjes strategjia e vjeshtë-dimrit përfshin rritjen e numrit të testimeve”, shtoi Manastirliu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin