MENU
klinika

Maskat edhe në ambiente të hapura

Covid- Itali/ Gjendja e Jashtëzakonshme deri më 31 janar!

06.10.2020 - 13:30

Italia do të zgjasë deri më 31 janar 2021 gjendjen e jashtëzakonshme të emergjencës shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, duke folur në Parlament ku dhe shpalosi dekretin e ri të Qeverisë Conte tha se Italia për momëntin është shumë më mirë se disa vende europiane në lidhje me valën e dytë të pandemisë, por ai theksoi se nuk duhet të ketë iluzione për lehtësimin e masave dhe shtoi se do të ishte e gabuar të mendohet se vendi e ka kapërcyer emergjencën.

“Në shkurt, mars dhe prill virusi – kujtoi ministri – goditi një pjesë të kufizuar të Italisë, Lombardisë dhe disa zonave të Veriut të vendit. Sot nuk ka më dinamikë territorial dhe asnjë rajon nuk mund ta shohë veten jashtë rreziqeve. Në fazën e parë mosha mesatare e rasteve ishte 70 vjeç tani është 41 vje135 kurse në gusht mosha mesatare ishte 31 vjeç.

Ministri Speranza pastaj theksoi tre rregullat themelore për menaxhimin e emergjencave mbi të cilat është ndërtuar dekreti i ri qeveritar.

“Nevojitet një përpjekje shtesë, kështu që le të vlerësojmë shkallën e detyrimit për të përdorur maskat edhe në vende të hapura, në mënyrë të vazhdueshme dhe në çdo situatë, madje edhe me miq”, nënvizoi ai.

Në dy rregullat e fundit “të mësuara” në muajt e fundit, ai përsëriti rëndësinë e “detyrimit të distancimit, shmangien e tubimeve dhe higjenën.

Sipas Ministrit Speranza, ndoshta është ende herët për një gjykim përfundimtar mbi infeksionet në shkolla, numrat deri tani kanë treguar se institucionet e arsimimit nuk janë vatra të përhapjes së Covid.

Ndërsa në Itali kanë kaluar tri javë nga rihapja e shkollave, sipas Ministrisë së Arsimit janë identifikuar rreth 1500 nxënës të prekur nga infeksioni i koronavirusit.

Ministrja e Arsimit Lucia Azzolina në fund të një takimi me Komitetin Teknik-Shkencor dhe me Institutin e Lartë të Shëndetit deklaroi se edhe në rradhët e stafit pedagogjik ka patur raste Covid.

“Janë identifikuar 349 raste infeksioni në rradhët e mësuesve dhe 116 midis stafit jo-mësimdhënës”

Sipas të dhënave, shifra e studentëve pozitivë përfaqëson 0,021% të totalit.