MENU
klinika

Ish-trajneri kuqezi për median kazake

De Biasi: Te Shqipëria ideali ishte nderi i flamurit

11.10.2020 - 11:31

U bënë tre vite që ai është larguar, megjithatë, sa herë që përmendet Shqipëria, Gianni De Biasi flet me pasion dhe me kujtime të bukura nga vendi ynë. “Besoni në ëndrrat tuaja dhe punoni që t’i realizoni ato”, ishte shpjegimi i De Biasit për “sports.kz”, ku ka treguar më pas rrugëtimin që në hapat e parë.

“Nuk kisha lojtarë të famshëm në skuadër dhe ajo kishte një moshë të madhe. U mundova të ndryshoja pjesën më të madhe të skuadrës, duke afruar lojtarë të rinj të cilët u rritën në nvielin tonë. Na u deshën dy vite që të ndryshonim taktikën dhe mentalitetin.

Unë trashëgova një skuadër me shumë lojtarë në fund të rrugëtimit të tyre, m’u desh ta rifreskoja, kërkoja për lojtarë jashtë kufinjve të vendit. Udhëtova shumë për t’i takuar personalisht dhe për të biseduar me ta, pasi për mua futbollistët pikë së pari janë njerëz.

Desha të krijoja një skuadër për të cilën ideali të ishte nderimi i flamurit, në të cilën çdokush duhej të vendoste interesat e skuadrës para atyre personale”, – tha De Biasi i cili vlerësoi edhe Rejën dhe grupin aktual.

“Edi është një miku im, një njeri me këmbë në toke, me shumë eksperiencë, i cili ka punuar në nivelet më të larta dhe ka dëshirë që të çojë aty ekipin shqiptar. Niveli i përfaqësues? Për mua është një skuadër shumë e fortë. Mendoj se mund të fitojë grupin, e gjithashtu edhe gjysmëfinalen e finalen e Ligës C”, – deklaroi ish-trajneri i kuqezinjve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN