MENU
klinika

Do të vizitojë edhe Serbinë

Detaje nga vizita e Lajçakut në Kosovë, takon të gjithë liderët

13.10.2020 - 09:37

Zyra e BE-së në Kosovë ka publikuar detaje nga vizita e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, që sot do të qëndrojë në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Në njoftimin e lëshuar për media nga zyra e Bashkimit Evropian bëjnë më dije se Lajçak do të qëndrojë sot në Prishtinë e këtu do të takohet me të gjithë udhëheqësit politikë, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Tutje, bëhet e ditur se Lajçak do të qëndrojë në Ballkanin Perëndimor deri me datë 15 tetor dhe se ai do ta vizitojë edhe Serbinë.

Lajçak, sipas njoftimit, do të diskutojë për përparimin e bërë që nga rinisja e dialogut, si dhe hapat e ardhshëm në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian (PPBE) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, vjen për vizitë sot në Kosovë. Gjatë vizitës së tij nga 13 deri më 15 tetor, ai do të takohet me të gjithë udhëheqësit politikë, komunitetin ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. PPBE-ja planifikon të diskutojë përparimin e bërë që nga rinisja e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja në muajin korrik, si dhe hapat e ardhshëm në negociatat e marrëveshjes gjithëpërfshirëse”, thuhet në njoftim.

"Vlerësoj idetë e Presidentes së Kosovës..."

Lajçak takon Osmanin në New York, detaje nga biseda

Investon miliarda euro për fitoren e mikut të tij

Zgjedhjet në SHBA, Vuçiç nis “fushatën” për Trump

BE “kërcënon” Kosovën dhe Serbinë

Si dialogu do të mbajë peng fondet e Planit të Rritjes

“Diskriminim në kufi të racizmit”

Analiza e REL: Si është të jesh shqiptar në Serbi?