13.10.2020 - 09:33
Siç e kishin paralajmëruar ditën e djeshme (12 tetor), naftëtarët tentojnë të futen në ambientet e uzinës.
Ata janë përballur me forcat e policisë ku ka pasur dhe përplasje mes tyre. Aktualisht grevistët ndodhen ende në ambient të ngujuar ndërkohë që pjesa tjetër e naftëtarëve që nuk janë futur në grevë kanë dalë në protestë.
I vetmi prej grevistëve që tentojnë të hynë në uzinë është Sokol Dautaj.
Në mbështetje të grevistëve kanë ardhur sindikata e fermerëve të bashkuar ku iu është bashkuar dhe kreu i kësaj sindikate, Eduard Sharka.