MENU
klinika

Rrezik i lartë nga prodhuesit europian

DW: Raporti gjerman alarmon për mishin e pulës

28.10.2020 - 13:46

Një raport nga organizata jo-fitimprurëse “Germanwatch” zbuloi nivel të lartë rrezikshmërie në mishin e pulës të prodhuesve më të mëdhenj në Europë. Studiuesit thonë se patogjenët paraqesin një rrezik të madh shëndetësor. Studimi u krye mbi pulat e prodhuara nga kompanitë dhe të blera nga supermarkete në të gjithë Europën – Franë, Gjermani, Poloni, Hollandë dhe Spanjë.

Sipas studimit, pulat me rrezikshmërinë më të lartë u prodhuan nga grupi PHW i Gjermanisë, i cili nxjerr në treg afro 4.5 milionë pula në javë (59% e mostrave të testuara), pasuar nga grupi LDC i Francës (57%) dhe Plukon i Hollandës (36%).

Kërcënimi që paraqet prania e patogjenëve të tillë është se njerëzit mund të infektohen gjatë trajtimit ose konsumimit të mishit të pulës dhe prania e antimikrobikëve në pulë i bën të padobishëm antibiotikët në luftimin e infeksionit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se antimikrobikët kritikisht të rëndësishëm (CIA HP) si kinolonet janë të një rëndësie parësore për shëndetin e njeriut. Ky grup i antibiotikëve përdoret si “linja e fundit” e mbrojtjes kur të gjithë antibiotikët e tjerë rezultojnë joefektivë. Raporti Germanwatch gjeti gjurmë të CIA HP në 35% të mostrave të saj.

Raporti thekson se mungesa e rregullave uniforme të BE-së ka lejuar që rreziku i madh shëndetësor i patogjenëve rezistentë ndaj antibiotikëve në mish të lulëzojë në të gjithë Europën. Germanwatch argumenton se testet tregojnë “nevojën për një ndalim në të gjithë BE-në të antibiotikëve CIA HP në prodhimin e bagëtive industriale”.

Autorët e raportit përfundojnë duke këshilluar konsumatorët të “shmangin pulën e lirë dhe të kalojnë në produkte organikë nga fermat më të vogla”, ku pak ose aspak gjurmë të antibiotikëve mund të gjenden.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arsyeja/ Çfarë do ndodhë me çmimet dhe tregun vendas?

RT/ Kina i thotë ‘JO’ mishit të derrit gjerman?