MENU
klinika

Edhe pa një këngë së bashku

Dy ikonat e muzikës shqiptare në një foto bardh e zi!

12.10.2020 - 10:54

Një foto e rrallë e Anita Takes dhe Vaçe Zelës është bërë tashmë publike.

Dy ikonat e muzikës shqiptare janë fotografuar së bashku në Moskë gjatë viteve 60-të.

Nëpërmjet kësaj fotografie konfirmohet shoqëria e vjetër e dy këngëtarëve edhe pse nuk është bërë asnjëherë publike. Ajo çfarë vihet re është fakti se Anita Take është e veshur me kostum popullor ndërsa Vaçe Zela vjen në këtë fotografi me një pamje krejt të panjohur nga mosha e saj kur ishte mjaft e re.

Ato të dyja mësohet se nuk kanë asnjë këngë së bashku.

Kjo foto e sjellë në rrjetet sociale nuk ka ndonjë burim se nga është marrë, por ka tërhequr goxha vëmendje.

Të dyja janë një befasi për syrin por dhe një vlere e shtuar, tashmë e dokumentuar në një foto sëbashku. Nuk mund të themi që kjo është e vetmja foto që artistët kanë bashkë, por deri më tani publiku i gjerë vetëm këtë ka parë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit