MENU
klinika

Situata nga pandemia

Edhe Spanja në shtetrrethim/ Orët kur nuk dilet nga shtëpia

25.10.2020 - 17:54

Spanja ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe ka vendosur një shtetrrethim natën në përpjekje për të kontrolluar rritjen e të infektuarve me Covid-19.

Kryeministri Pedro Sánchez tha se shtetrrethimi do të fillojë në orën 23:00 dhe do të vazhdojë deri në 6 të mëngjesit. Kjo masë e re hyn në fuqi të dielën (sot), raporton BBC.

Sánchez tha se ai do t’i kërkojë parlamentit të miratojë një zgjatje të rregullave të reja nga 15 ditë në gjashtë muaj.

Spanja u godit rëndë gjatë valës së parë të pandemisë në fillim të këtij viti dhe vendosi një bllokim shumë më kufizues – një nga më të ashpërit në botë.

Si shumë rajone të tjera evropiane, Spanja është goditur nga një valë e dytë e infeksioneve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN