MENU
klinika

Në sy të bashkëshortes...

Ekzekutohet 50-vjeçari në Fier!

26.10.2020 - 09:31

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Fierit mëngjesin e sotëm. Një 50-vjeçar është ekzekutuar në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja e regjistrua rreth orës 06:00 në lagjen “Sheq i Madh” në Fier. Burimet bëjnë me dije se 50-vjeçari, Ahmet Toska po shoqëronte bashkëshorten për në punë.

Mësohet se autori ka qenë i maskuar dhe e ka ekzekutuar me një plumb në kokë. Kjo e bën të vështirë për policinë që të hetojë.

Ndërkohë banorë të zonës shprehen se Toska nuk njihej si njeri problematik. Ata thonë se ai punonte në një pikë karburanti ndërkohë që bashkëshortja e tij në një furrë buke.

Nuk dihen ende rrethanat apo shkaqet e ngjarjes teksa policia ndodhet në vendgjarje për të bërë zbardhjen e plotë të saj.

Ndërkohë policia e Fierit dhe FNSh kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën për identifikimin e autorit.

“Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier” – njofton policia.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall