MENU
klinika

Një kat të tërë spitali për vete!

“Ezel” bëhet baba për herë të parë

22.10.2020 - 12:04

Aktori shumë i njohur për publikun shqiptar nga roli i “Ezelit”, Kenan Imirzalioglu dhe bashkëshortja e tij, Sinem Kobal, janë bërë prindër për herë të parë mbrëmjen e djeshme.

Mediat turke shkruajnë se vajza e tyre ka ardhur në jetë, teksa çifti ka personalizuar një kat të spitalit për vete, ku 5 janë dhoma për mysafirët. Epo këtë s’e kishim dëgjuar më parë.

Më herët u raportua se ata do ta quajnë të voglën e tyre Lalin, ndërsa ky lajm nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga dyshja. Emri Lalin është me prejardhje nga Turqia, Arabia dhe Persia. Kuptimi i emrit Lalin do të thotë ‘e kuqe rubini’.

Ditën e djeshme qarkulloi me shpejtësi lajmi se për ta falenderuar që do ta bëjë baba, Kenan ka blerë një vilë super luksoze për bashkëshorten.

Vila ndodhet në Bodrum që kushton 3 milion lira turke apo më shumë se 300 mijë euro. Mësohet se vila përfshin një pishinë dhe një zonë private sportive.

Kjo nuk është dhurata e parë shumë e shtrenjtë për bashkëshorten në këtë periudhë. “Ezel” i ka blerë më herët partneres një orë e cila kushtonte 15 mijë euro.