MENU
klinika

Vlerësimi për humanistin

Federata Europiane e Mundjes nderon Muhamet Malon

30.10.2020 - 10:43

Federata Europiane e Mundjes (UWW) ka nderuar dhe vlerësuar ish-presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes, z.Muhamet Malo (i ndarë nga jeta), me “Çmimin e Mirënjohjes”.

“Me mirënjohje, për pjesëmarrjen dhe suportin për zhvillimin e mundjes në Europë”. Ka qenë ky motivacioni me të cilin është nderuar një prej gurave më të rëndësishme të sportit të mundjes në Shqipëri.

Muhamet Malo, ish-mundës, dashamirës dhe president i FSHM-së, ka qenë dhe mbetet një nga njerëzit që ka kontribuar më shumë për këtë sport dhe zhvillimin e tij në Shqipëri.

Ky çmim iu dha familjes Malo nga presidenti i FSHM-së, Martin Biba, që ia dorëzoi pllakatën e mirënjohës dy djemve të Muhamet Malos, Hauard dhe Enklajd Malo.