MENU
klinika

Operatori i Kujdesit Shëndetësor i përgjigjet PD

“Fieri pa tamponë, gjendja është alarmante!”

31.10.2020 - 17:20

Operatori i Kujdesit Shëndetësor në Fier ka reaguar pas akuzave të ish-deputetit të PD Luan Baçi i cili denoncoi sot mungesën e tamponëve dhe të mjekimit për pacientët e infektuar me koronavirus.

“Në përgjigjie të akuzave të pabaza të deputetëve të opozitës në Fier, sqarojmë se numri i tamponëve lidhet me hetimin epidemiologjik në terren i cili po ndiqet me përpikmëri dhe profesionalizëm të lartë nga ekipi i epidemiologëve të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Fier”, thuhet në reagim.

Reagim për akuzat e pabaza të opozitës për situatën e tamponëve

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor siguron qytetarët që ekipet e epidemiologëve janë në krye të detyrës në çdo cep të vendit dhe prej 8 muajsh po bëjnë një punë të palodhur për gjurmimin, hetimin, dhe testimin e rasteve të dyshuara.

Numri i testimeve është rritur në mënyrë progresive dhe sot është katërfishuar krahasuar me fillimin e epidemisë.
Në përgjigjie të akuzave të pabaza të deputetëve të opozitës në Fier, sqarojmë se numri i tamponëve lidhet me hetimin epidemiologjik në terren i cili po ndiqet me përpikmëri dhe profesionalizëm të lartë nga ekipi i epidemiologëve të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Fier.

Vetëm gjatë muajit të fundit në Fier janë marrë mbi 1200 tamponë, përherë duke u bazuar në hetimin dhe gjurmimin epidemiologjik në terren.
Duke ftuar çdokënd që të mos bëjë politikë me sëmundjen dhe të mos dezinformojë opinionin publik, i sigurojmë qytetarët që njesitë vendore të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin janë në krye të detyrës 24/7 dhe po bëjnë maksimumin për shërbimin ndaj pacientëve.
Ftojmë qytetarët që të lidhen menjëherë me mjekun e familjes kur kanë dyshime për prekjen nga virusi Sars Cov2 dhe të mos neglizhojnë ndjekjen e rregullt me mjekun e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall