25.10.2020 - 11:15
Fifi u bë ditën e djeshme pjesë e lojës “Ndaje ose haje” në “Shiko kush luan”. Shpesh herë këngëtarja ka treguar se është e dashuruar, por dje ajo ka treguar edhe detajin e veçantë për partnerin e saj, duke e konfirmuar lidhjen përfundimisht.
Gjatë sfidës, Fifit iu kërkua të shpjegonte kuptimin e tatuazhit më të ri të saj, ku shkruhet “Stracciatella”.
Fifi vendosi mos të hajë por ta tregojë kuptimin e këtij tatuazhi.
“‘Stracciatella’ e thirri atë djalin që unë e kam qejf. Qaq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, kështu u shpreh Fifi.
Nëpërmjet instagramit të saj duke patur “follow” vetëm “Stracciatella”-n e saj, Fifi ka zbuluar emrin e tij, Xhulio Tabaku.