MENU
klinika

“Hyjmë në një epokë të re”

Rama flet për tri aeroporte: Dita ime nis me telefonatën e ministres…

21.10.2020 - 10:02

Kryeministri Edi Rama foli për tre shtylla kryesore që për investimin e tyre do të thithen fonde nga Bashkimi Europian. Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë tha se tre shtyllat kryesore janë infrastruktura, energjia dhe dixhitalizimi.

“Për të materializuar një transformim të integruar për të cilin do të na ndihmojë plani i ri i investimeve të KE, që ka tre shtylla, infrastrukturën me rrjetet e transportit hekurudhor dhe patjetër të rrugëve automobilistike.

Energjia, ku Shqipëria ka një pozicion kyç dhe ka një avantazh të rëndësishëm në raport me vendet e tjera të rajonit. Shqipëria ka një plan të qartë për shtrirjen e infrastrukturës së gazit qoftë në veri që shkon në Mal të Zi Kroaci dhe më pas në rrjetet europiane të gazit, qoftë me degëzimet e tjera, duke filluar nga degëzimi i Kosovës.

Dixhitalizimi, ku bëhet fjalë për një ndërhyrje masive për të fuqizuar ndërlidhjen dixhitale në rajon. Të tre këtoi shtylla kanë në thelb kompetentin e imapktit rajonal, por janë shtylla që do të ngrihen individualisht në cdo vend”, u shpreh kryeministri.

Rama tha se po përgatitin një thirrje publike për ekspertët shqiptarë që janë jashtë vendit.

“Jemi duke përgatitur një thirrje publike për ekspertet shqiptarë jashtë vendit që do të duan të bëhen pjesë e kësaj përpjekje dhe të integrohen në skuadrën e ekselencës që do ngrëmë dhe të fillojmë të thithim fondet nga buxheti evroipian dhe për të mundur të shohim zbatimin në periudhën 2021-2023 si procese që përfshijnë këtë mandat dhe këtë plan buxhetor të komisionit të ri evropian”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama thotë se me përfundimin e tre aeroporteve Kukësit, Vlorës dhe Sarandës, Shqipëria do të hyjë në një epokë të re.

Për aeroportin e Kukësit, Rama u shpreh se do të jetë gati në pranverë, pasi po punohet me ritme shumë të shpejta. Për Vlorën, tha se punimet janë ndërprerë, por do të nisin shumë shpejt dhe më pas pritet të nisë edhe procesi për aeroportin e Sarandës.

“Krahas kantiereve të infrastrukturës rrugore ne kemi në proces disa kantiere të mëdha të transformimit të infrastrukturës portuale dhe aeorportuale. Asnjë deri tani nuk ka shkuar të shikojë kantierin e Kukësit, ku po bëhet një punë e jashtëzakonshme e përditshme me orë të Zgjatura. Aeroporti i ri ka filluar të marrë formë, edhe pse faza përmbyllëse e punimeve dhe fillimi i operimeve do të kërkojë edhe disa muaj. Jemi duke punuar çdo ditë. Për hir të së vërtetës dita ime nis me telefonatën e ministres dhe mbyllet po me telefonatën e ministres për të carë shtegun e mbyllur nga pandemia të procesit për aeroportin e Vlorës. Në ditët në vijmë do të kemi një qartësi mbi ecurinë e këtij procesi. Procesi i garës është ndërprerë në pranverë. Do të rihapet aty ku është ndërprerë me një periudhë të shkurtër të mbetur. Ajo që ne duam të garantojmë është që do të ketë prezencë të kompanive të interesuara.

Me të mbyllur procesin e Vlorës, sapo të gara të mbyllet ne jemi gati të lançojmë procesin për aeroportin e Sarandës është bërë e gjithë përgatitja, por strategjia jonë është të bëhen hap pas hapi.

Aeroporti i Sarandës është me i vogël, me impakt për turizmin. Në rast se Vlora do të jetë me sukses, patjetër që edhe Saranda nuk ka pse mos të jetë sukses. Por Vlora është strategjike në funksion të Sarandës. Me këto 4 aeroporte, Tiranën, Kukësin, Vlorën dhe Sarandës ne hyjmë në një epokë të re”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aleksandër Meksi del me thirrjen e fortë për situatën e COVID-19

“Vendi nuk e përballon dot një mbyllje të dytë”