MENU
klinika

BIRN: Kostot vitet e ardhshme të pallogaritshme

Gjashtë kontrata të reja koncesionare do të jepen vitin e ardhshëm nga qeveria

22.10.2020 - 16:53

Gjashtë kontrata të reja koncesionare që qeveria shqiptare ka në plan të akordojë gjatë vitit të ardhshëm parashikojnë një vlerë investimi prej 218 miliardë lekësh ose 1.74 miliardë euro ndërsa kostoja e tyre në xhepat e shqiptarëve përgjatë dekadave të ardhshme është thjeshtë e pallogaritshme.

Një listë e publikuar nga Ministria e Financave si pjesë e ligjit për buxhetin e shtetit në vitin 2021 paraqet të cilat pritet të krijojnë monopole ose thuajse monopole afatgjata në disa segment të ekonomisë.

Kontrata më e madhe e planifikuar është ajo e koncesionit të rrugës Milot-Fier, vlera e investimit të së cilës është 178.2 miliardë lekë por që pagesat e pritshme të shqiptarëve për përdorimin e kësaj rruge për 35 vitet e ardhshme do të jenë sipas vlerësimit të studimit të fizibilitetit, së paku 4 miliardë euro.

Tenderi për këtë kontratë koncesioni është mbyllur sakaq që më 29 shtatorin e kaluar ndërsa rezultati i tenderit nuk është shpallur. Qeveria është akuzuar sakaq për paracaktim fituesi për këtë tender. Pavarësisht emrit Milot – Fier, ankandi ka në plan të akordojë një kontratë përmes të cilës, 56 kilometra autostradë ekzistuese falen për koncesionarin privat dhe 53 kilometra autostradë e re ndërtohen ndërsa shqiptarët do të paguajnë sa herë të kalojnë në këtë rrugë për 35 vitet e ardhshme. Në bazë të volumit të trafikut të pritshëm dhe tarifave, kostoja e përgjithshme e pagesave përgjatë këtyre 35 viteve është së paku 4 miliardë euro.

Tenderi tjetër i planifikuar nga qeveria ka vlerën 20 miliardë lekë (162 milionë euro) dhe mbart titullin “Dhënia me koncesion /PPP e infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe mbikëqyrjes së qendrave të kontrollit teknik të mjeteve rrugore”. Nuk ka të dhëna se çfarë do të bëjë ky koncesion.

Koncesioni i tretë mbart titullin Rritja e Sigurisë Rrugore dhe ka koston e investimit të planifikuar 5 miliardë lekë. Edhe për këtë koncesion nuk ka ndonjë të dhënë publike se çfarë është.

Koncesioni tjetër i madh është ai i aeroportit të Vlorës. Ëndrra e vjetër e kryeministrit dhe premtimi i tij i stërpërsëritur në fushatat e kaluara elektorale por që nuk është bërë realitet deri më sot sepse nuk është parë kurrfarë interesi ekonomik për ndërtimin e një aeroporti vetëm 120 kilometra larg aeroportit ekzistues te Tiranës, planifikohet të jepet me koncesion në të cilin vlera e investimit parashikohet 13 miliardë lekë ose 90 milionë euro ndërsa forma e koncesionit dhe se sa para do të paguajnë taksapaguesit, kjo mbetet për t’u parë.

Qeveria ka edhe dy koncesione më të “vogla” në plan. Njëri quhet: “Për përmiresimin e infrastruktures rrugore dhe rekreative të blloqeve të banimit në disa lagje të qytetit Elbasan” dhe ka vlerë investimi të llogaritur prej 882 milionë lekësh (6 milionë euro) ndërsa tjetri quhet “Për ofrimin e shërbimit të infrastrukturës së çelësave publik PKI”, dhe ka një kosto prej 208 milionë lekësh.

Çelësat KPI janë kodet që përdoren për firmë elektronike dhe që aktualisht jepen nga AKSHI për pak persona të interesuar, përfshirë kompanive që u duhet të aplikojnë për tenderë apo inxhinierëve që bëjnë aplikime për leje ndërtimi. Por një program tjetër i qeverisë, ai i krijimit të një sistemi të ri të menaxhimit fiskal elektronik, parashikon krijimin e një tregu me dhunë për këtë shërbim përmes detyrimit të një numri biznesesh që të pajisjen me një kod të tillë. /Birn/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!