Për mazhorancën qeverisëse ndryshimet që i janë bërë Kodit Zgjedhor e bëjnë më demokratik sistemin. Në fjalën e tij në Parlament, teksa bëri thirrje për votimin e ndryshimeve, Gjiknuri tha se këto ndryshime kanë sfida të mëdha, por që i takon KQZ që t’i adresojë.
Lidhur me pretendimin se sistemi zhduk partitë e vogla, Gjiknuri u shpreh se vënia e pragut 1% i jep shans çdo partie reale.
“Përtej pretendimit se ky sistem do të zhduke partitë e vogla. Me propozimet që u bënë nga opozita parlamentar u arrit një konsensus. Vënia e pragut kombëtar 1% i jep shans çdo partie reale, jo parti në letër që gjallonin si ato cironkat brenda një tufe peshqish. Një parti që nuk merr 1% nuk meriton as përfaqësim dhe as financim. Kjo e bën garën reale. Mundësitë janë reale.
Tani nga i vogël do të bëhesh i madh. Do kohë kjo. Bindi shqiptarët, për ti thënë ne jemi më të mirë na votoni ne. Ama mos kujtoni se do vijë një sistem që i madhi të bëhet i vogël. I vogli bëhet i madh kur provon veten. Futuni në zgjidhje dhe bindini të tjerët.
Të gjitha këto ndryshime e bëjnë sistemin zgjedhor shumë demokratik. Kanë sfida të mëdha dhe i takon KQZ që ti adresojë. Megjithatë ky është një hap i parë që do të vazhdojë dhe nuk do të mbarojë këtu”, tha Gjiknuri.