MENU
klinika

Gjermanët zbuluan se dekonspironte operacionet

GJKKO lë në fuqi pezullimin për numrin 2 të OFL-së

01.10.2020 - 09:22

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për pezullimin nga detyra të ish-kreut të OFL-së Artan Shkëmbi. Ky i fundit akuzohet se ka nxjerr sekretin hetimor dhe ka dekonspiruar një operacion.

Ndërkohë, avokati i tij Artan Broci është shprehur për mediat se zyrtari i lartë i Policisë nuk ka pasur në përdorim asnjë celular të sofistikuar “EncroChat”.

“Nuk ka asnjë provë që zoti Shkëmbi ka qenë pronar apo përdorues i këtij telefoni enkcrochat. Ne do i verifikojmë, zoti Shkëmbi është shumë i interesuar për të zbardhur këtë çështje. Ai ka një karrierë 20 vjeçare në Policinë e Shteti. Ka drejtuar vetë 170 operacione të sukesshme, shumë më të sofistikuara sesa kjo. GJKKO la në fuqi pezullimin”, tha avokati.

Kujtojmë se, kreu i OFL-së Artan Shkëmbi u pezullua nga detyra me urdhër të Drejtorit Ardi Veliu dhe me kërkesë të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi dyshohet se ka dekonspiruar operacionet dhe ka nxjerrë sekretet hetimore.

Autoritetet gjermane i kanë kërkuar Artan Shkëmbit informacion për një grup të strukturuar që vepronte në trafikimin e kokainës në Gjermani, por kreu i OFL-së i ka dekonspiruar këto informacione. Ky grup sipas autoriteteve gjermane vepronte në Gjermani.