MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

Grenell: Trump do angazhohet edhe për zgjidhje politike

08.10.2020 - 08:40

I dërguari i Presidentit të SHBA Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, është shprehur se Trump do të angazhohet edhe për normalizim të raporteve politike mes dy vendeve sapo raportet ekonomike të normalizohen.

“Fillimisht do të krijohen kushtet për progres në ekonomi në rajonin e Ballkanit Perëndimor, më pas do të merret edhe me çështjet politike. Unë i thashë Presidentit (të Serbisë) Aleksandar Vuçiq, na beso dhe na jep një shans, sepse kemi një qasje të ndryshme nga ata që merren me këto çështje për 30 vjet dhe ata nuk mund t’i zgjidhin ato”, tha Grenell.

Por kjo deklaratë e Grenell bie ndesh me deklaratat e mëparshme të tij, kur shprehej se SHBA-të do të angazhohen vetëm për normalizim ekonomik mes dy vendeve, sepse sipas tij për pjesën politike do të angazhohet BE-ja.