Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se një nga pikat e marrëveshjes ekonomike me Serbinë, e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator nuk i ka pëlqyer aspak.
Fjala është për pikën 15 të kësaj marrëveshje ku thuhet: Kosova do të pranojë të zbatojë një moratorium një vjeçar që pauzon kërkimin për anëtarësimin Organizatat Ndërkombëtare.
“Pika 15 e marrëveshjes nuk më ka pëlqyer aspak”, u shpreh Hoti në Oxygen Show.
Ndërkohë, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen ekonomike më 4 shtator në Uashington.
Marrëveshja u që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë, u mundësua nga presidenti i SHBA’së, Donald Trump.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, Trump ka thënë se dita e nënshkrimit të marrëveshjes është historike.
Ai e ka konsideruar si sukses të administratës së tij, që të arrijnë marrëveshje mes dy shteteve që për dekada kanë qenë në konlikt. Sipas Trumpit, ka pasur negociata të dështuara për ta zgjidhur problemin mes Kosovës dhe Serbisë.
“Është ditë historike. Jam i lumtur të njoftojë Kosova dhe Serbia janë zotuar për normalizim ekonomik. Shumë vite, dekada do të thojë, pas një historie tragjike dhe të dhunshme, dhe pas shumë negociatave të dështuara, administrata ime ka propozuar një mënyrë të re për të shuar ndarjet. Dy vendet kanë arritur një marrëveshje të madhe, diçka që askush nuk ka besua se do të jetë e mundur”, ka thënë Trump./Express/