MENU
klinika

Drejtori sportiv i Lazios

Igli Tare: Po ndërrohen brezat në Kombëtare

13.10.2020 - 09:27

Ish-sulmuesi i Kombëtare shqiptare, dikur edhe kapiten, Igli Tare, ka folur në lidhje me ekpin kuqezi. Në një lidhje direkte nga Italia për “Wake Up” në “Top Channel”, drejtori sportiv i Lazios pohoi se u duhet dhënë pak kohë djemve të rinj.

“E ndjek sipas mundësive Kombëtaren, por jam i azhornuar me situatën. I kuptoj tifozët, ata gjithnjë duan fitore, kjo është mëse normale në sport dhe në futboll. Për mendimin tim, Reja është duke punuar mirë, po ndërron brezat.

Ndërrimi i gjeneratave nuk mund të bëhet me 2-3 ndeshje, kështu që më shumë se duhet dhënë kohë trajnerit, mendoj se u duhet dhënë kohë djemve të rinj që kanë ardhur së fundmi. Duke njohur eksperiencën e Rejas dhe aftësitë e tij, intuita më thotë se po bën gjënë e duhur” – u shpreh Tare.

Drejtori sportiv i Lazios foli edhe dy djemtë e tij, të përfshirë me ekipet bardhekaltër: “Djali i madh është te Primavera, ndërsa i vogli me ekipet e moshave. Po tregohem i kujdesshëm me të madhin. E di presionin që bie mbi të duke pasur një mbiemër që njihet në shpinë.

Dëshiroj që ai të luajë me pasion dhe të stërvitet me dëshirë, të ndjekë ëndrrat e tij, mua aty më ka me ndonjë këshillë, gjithnjë duke u treguar i kujdesshëm nga pozicioni që kam. I vogli ende nuk e ndjen presionin. Personalisht, nuk dua që ata me patjetër të ndjekin rrugën time, por nëse bëhen të zotë, do më vinte mirë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i Lazios për drejtorin sportiv

“Tare flet 5 gjuhë, perfeksionist i palodhur”