MENU
klinika

Përplasje me policinë

IKMT do shembë 4 objekte, banorët e Bubqit kundër vendimit

22.10.2020 - 09:55

Banorët e fshatit Bubq në Fushë-Krujë janë hedhur në protestë, pasi shprehen kundër vendimit të IKMT-së, e cila do të shembë 4 objekte.

Ata janë përplasur me policinë, ndërkohë që disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat.

Anëtarët e familjes Xhaferri në Bubq dhe vetë kryefamiljari Halim Xhaferri kanë bërë rezistencë mëngjesin e sotëm ndaj forcave të Inspektoriatit të Nddërtimit që kishte shkuar për t’i prishur shtëpinë.

Kjo familje është prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, por ata pretendojnë se nuk kanë marrë dëmshpërblimin ndaj nuk kanë lejuar që tu shembet shtëpia. Familja Xhaferri në Bubq ka në pronësi dy shtëpi dhe dy godina shërbimi, me lartësi nga 1 deri në 3 kate.

Në këto ambiente, përveç shtëpisë, ndodhen dhe dy subjekte të tjera, një kopsht dhe qendra shëndetësore. Kryefamiljari dhe antërët e familjes janë nxjerr nga shtëpia nga forcat e policisë pasi kanë bërë rezistencë, ndërsa kishin dhe një bidon benzinë.

Disa prej tyre janë shoqëruara nga Policia, ndërsa të tjerët kanë nisur të largojnë orenditë, por nuk dihet nëse në llogaritë e tyre ka kaluar dëmshpërblimi apo incidenti është zgjidhur në ndonjë formë tjetër.