06.10.2020 - 07:27
Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit ka nisur këtë të martë aksionin për prishjen e objekteve, që pengojnë projektin e Unazës së Re.
Aksioni i IKMT ka nisur prej orës 06:30 të mëngjesit të sotëm për lotin e dytë të këtij projekti.
Mësohet se në aksionin e sotëm do të shemben dy objekte të mëdha.
Aksionet e IKMT në Unazën e Re janë shoqëruar shpesh me tensione dhe përplasje mes policisë dhe banorëve, pasi këto të fundit kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.