MENU
klinika

Dy rezultate hipotetike

“Infektimi i Trump, gjë e mirë për tregun e aksioneve”

04.10.2020 - 16:12

Diagnoza e Presidentit Donald Trump COVID-19 tronditi tregjet, por efektet e saj të qëndrueshme mund të ndihmojnë investitorët, sipas JPMorgan.

Në një shënim të premten, banka tha se diagnoza vetëm pak rrit shanset e të nominuarit për president Joe Biden për të marrë Shtëpinë e Bardhë në nëntor.

Biden ka patur një epërsi të shëndetshme në shumë sondazhe dhe një rritje mund të ndihmojë tregjet duke ulur pasigurinë e lidhur me zgjedhjet, tha ekipi i udhëhequr nga Marko Kolanovic, kreu i strategjisë sasiore dhe derivateve në JPMorgan.

Dy rezultate hipotetike mund të vinë nga infektimi i Trump dhe që mund të krijojnë një mjedis edhe më pozitiv për aksionet, shtoi ekipi. Një shtim i simpatisë së votuesve, pjesëmarrje e shtuar dhe një rast i butë COVID-19 mund të rrisë shanset e rizgjedhjes për Trump. Presidenti do të ishte në gjendje të mburrej se planet e tij të rihapjes ishin të sakta dhe të shtynte përpara me përpjekjet e tij të rimëkëmbjes ekonomike, tha Kolanoviç.

Hipoteza e dytë e bankës varet nga një rezultat më i tmerrshëm. Nëse Trump vuan ndjeshëm nga virusi, kjo mund të lehtësojë tensionet dhe të ndërtojë partneritete të reja midis demokratëve dhe republikanëve.