MENU
klinika

"‘Profeti i Kokoshkave’ t’i lërë batutat bajate"

Ironizoi programin e Bashës, Meta “sulmon” Ramën

01.10.2020 - 12:37

Menjëherë pas replikave mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, ka reaguar presidenti Ilir Meta.

Në një postim në rrjetin social, Meta e etiketon Ramën “Profeti i Kokoshkave”, duke kërkuar që të lerë mënjanë batutat dhe të pranojë 5 qershorin.

Meta thotë se nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga 25 qershori, ndërsa është shprehur se faji është dhe i opozitës që e mësoi keq duke i lënë fushën bosh.

Postimi i Ilir Metës:

Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit.

Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill.

Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve.

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama janë ‘përplasur’ sot, duke shkëmbyer replika nëpërmjet rrjeteve sociale.

Pasi kryeministri e ironizoi për programin e PD me 5 pika, Lulzim Basha e quan Ramën palaço, ndërsa deklaratat e tij “gërrvërre”.

“Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë”, shkruan Basha.

Më herët, kryeministri Rama me anë të një postimi në tëitter, tha se “programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”.