MENU
klinika

"Kur ika në SHBA, qava"

Joli Agolli, vajza e vetme që shëtiste me motor…

14.10.2020 - 15:36

Nëse ende nuk vjen ndër mend për kë bëhet fjalë, mjafton të kujtosh batutën e saj në filmin “Edhe kështu, edhe ashtu”, “Joli jam, shoqja e kursit”.

Edhe në pak sekonda të filmit u shfaq mbi motor. Nuk luajti rolin. Ishte vetja në fakt. Joli është një nga të rrallat vajza që lëviste me motor nëpër Tiranë në vitet 80-90 e pak më pas.

Ishte Rudina Magjistari që e riktheu në një intervistë Jolin, balerinën që e vazhdon karrierën në Michigan.

Joli tregoi se pak pas viteve ’90 emigroi me bashkëshortin Gjergj Papariston në Itali, aty lindi edhe vajzën e saj Giorgia.

Pastaj u transferuan në Amerikë, ku solli në jetë dhe djalin Mark.

“Në fillim, se edhe problemet me gjuhën, punova në një restorant. Amerika ka një të mirë, që të pranon ashtu siç je.

Edhe kur gjuha ka ato vështirësitë e veta, ata nuk e vënë re. Ata të shikojnë në aspektin profesional. Në fillim edhe kam qarë.

Thosha si përfundova këtu. Tani humba. Po kjo vetëm vitin e parë”, tregoi ajo tek Rudina.

Joli rrëfeu se prej 20 vitesh drejton në Michigan një shkollë baleti shqiptare dhe gjithashtu një program me aktorin Arben Dervishi “Për kafe me Benin dhe Jolin”.

Ajo nuk hoqi dorë as nga baleti e as nga pasioni për motorin.

Instagramin e ka të mbushur me foto dhe video sportive: duke ecur, duke vrapuar, duke kërcyer dhe sigurisht mbi motor.