Nëse NBA përfundoi në SHBA, Euroleague sapo ka nisur sezonin e ri në Europë, duke ndërprerë atë të kaluar. Skuadra lituaneze e Zalgiris Kaunas vijon të dominojë në sezonin 2020-2021 të Euroleague, duke udhëhequr renditjen me 4 tore në katër raunde të luajtura deri më tani.
Zalgiris fitoi edhe këtë javë 89-73 ndaj turqve të Anadolu Efes. Në vendin e dytë klasifikohen me nga 3 fitore 6 skuadra, ku spikatin Armani Milano e Barcelona, që po bëjnë një paraqitje të mirë.
Vijon të zhgënjejë Real Madrid, në vendet e fundit me vetëm një fitore, duke u mundur edhe këtë javë. Në fazën play off shkojnë 8 skuadrat e para në përfundim të sezonit të rregullt.
EUROLEAGUE – RAUNDI 4
Zalgiris Kaunas – Anadolu Efes 89-73
Villeurbanne – Crvena Zvezda (e shtyrë)
Barcelona – Panathinaikos 97-89
CSKA Moskë – Alba Berlin 88-93
Fenerbahce – Bayern Mynih 71-75
Olympiacos – Maccabi Tel Aviv 85-82
Armani Milano – Real Madrid 78-70
Baskonia Gesteiz – Khimki Moskë 77-60
Valencia Basket – Zenit st.Petërburg 20-0 (tavolinë)