Është kthyer në traditë tashmë në SHBA që kurdoherë që ka një ndryshim të pushtetit në Uashington, presidenti në largim të shkruajë për pasardhësin e tij një shënim, duke ofruar këshilla dhe një lloj mirëseardhjeje në vëllazërinë e udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara.
George W. Bush paralajmëroi Barack Obama se “kritikët do të tërbohen (dhe)” miqtë “tuaj do t’ju zhgënjejnë”, ndërsa Obama i bëri thirrje Presidentit aktual të SHBA Donald Trump të “mbështesë rendin ndërkombëtar që është zgjeruar në mënyrë të qëndrueshme që nga fundi i Luftës së Ftohtë.”
Kushdo që do këshillojë drejtuesin e Zyrës Ovale në janar, qoftë ai Presidenti aktual Trump apo Joe Biden, do të bënte mirë t’i nxiste ata të përqendroheshin në marrëdhëniet e SHBA-së me Kinën, e cila ka pësuar degradim gjatë kohës që Trump ishte në detyrë.
Në të vërtetë, Presidenti që bën betimin për detyrën në 2021 mund të jetë i pari në dy dekada që do ndeshet me sfida të mëdha të politikës së jashtme ku përfshihen rrënojat e lëna nga pushtimet të Uashingtonit në Afganistan dhe Irak, por që kanë të bëjnë me një rend të ri, multipolar botëror, ku SHBA nuk është më superfuqia e vetme.
Kina aktualisht sfidon SHBA për pozicionin si ekonomia më e madhe në botë dhe, me një ushtri masivisht të zgjeruar dhe kërcënon forcat e SH.B.A.-së ose aleatët e tyre në disa drejtime. Vëzhguesit kanë paralajmëruar një Luftë të re të Ftohtë, apo edhe potencialin e konfliktit të hapur ose betejat ndërmjet dy fuqive.
Nën drejtimin e Trump, Uashingtoni goditi Kinën me tarifa tregtare, sanksionoi zyrtarët kinezë dhe rriti ndihmën dhe mbështetjen për ishullin demokratik dhe vetëqeverisës të Tajvanit. Këtë vit është parë Trump që fajëson vazhdimisht Pekinin për pandeminë e koronavirusit dhe mbylljen e konsullatave në SHBA dhe Kinë.
Pekini, nga ana e tij, do të kërkojë një rivendosje të marrëdhënieve mes vendeve në janar, pavarësisht se kush do fitojë zgjedhjet.
Ryan Manuel, drejtori menaxhues i Kinës Zyrtare dhe një ekspert i udhëheqjes kineze, tha se marrëdhëniet me SH.B.A. janë “përgjegjësia personale e (Presidentit) Xi Jinping dhe ai tashmë është kritikuar për përkeqësimin e situatës”.
“Sistemit kinez në këtë moment i është thënë të presë dhe të veprojë në përpjesëtim me atë që bën SHBA,” shtoi Manuel. “Sapo të mbarojnë zgjedhjet, do të fillojë nxitja për një rivendosje e raporteve midis shteteve.”
Duke folur në fillim të këtij muaji, Cui Tiankai, ambasadori kinez në Uashington, tha se Pekini ka qenë “kritikuar gjatë gjithë kohës, për një Luftë të Ftohtë të re”, ndërsa ka shtuar se Kina është e gatshme për krijimin e marrëdhënieve të reja me SHBA.
“Marrëdhënia Kinë-SH.B.A. ka përjetuar rënie që nuk janë parë në 41 vitet e kaluara të lidhjeve diplomatike,” tha Cui. “Kjo ka minuar seriozisht interesat themelore të popullit kinez dhe amerikan”.
Lidhjet e dobëta mes dy vendeve janë rezultat i politikës së jashtme gjithnjë e më agresive të Pekinit dhe ekspansionizmit ushtarak të tij, si dhe pakënaqësia ndërkombëtare në rritje ndaj abuzimeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Xinjiang, Tibet dhe Hong Kong.
Pandemia e koronavirusit, ndërsa goditi pozicionin e Pekinit në të gjithë botën për shkak të keqmenaxhimit fillestar të shpërthimit të Ëuhan, megjithatë ka siguruar mundësi të mëdha për Kinën për të ecur përpara për shkak se ky vend e kaloi më herët se vende të tjera valën e sëmundjes.
Kina ishte duke ecur mirë ekonomikisht para koronavirusit, pavarësisht nga një luftë tregtare me SH.B.A., dhe e ka përballuar stuhinë e mbylljes dhe të epidemive mbarëkombëtare më mirë se shumë vende të tjera, veçanërisht kombet më të mëdha si SH.B.A., Brazili dhe India. Kjo për shumë në Kinë, veçanërisht udhëheqësit e saj, ka justifikuar modelin politik të vendit dhe menaxhimin ekonomik veçanërisht pasi jeta është kthyer thujase në normalitetin muajt e fundit.
Ushtria Çlirimtare e Popullit (PLA) është zgjeruar shumë nën drejtimin e Xi, megjithëse buxheti ushtarak i SH.B.A.-së e sfidon Kinën.
Nuk ka asnjë mundësi për një rimëkëmbje të plotë të marrëdhënieve SHBA-Kinë sepse qëndrimet anti-Kinë janë thelluar ndjeshëm në SH.B.A.”, tha Jeff Moon, një analist dhe ish-diplomat i SHBA në Kinë.
Nick Marro, një ekspert i Kinës në Njësinë e Inteligjencës Economist (EIU), pohoi se prishja e marrëdhënieve është nxitur nga të dy palët.
“Kina po përpiqet të mbajë lidhjet që të mos përkeqësohen, por ende nuk ka vendosur një bazë që marrëdhëniet të bëhen më të mira”, tha ai. “Shumë nga fërkimet e tanishme bilaterale shkojnë përtej tregtisë, duke prekur çështje si Tajvani, Hong Kongu, Xinjiang dhe deti i Kinës Jugore.
Shumica e vëzhguesve bien dakord që nëse Biden fiton presidencën, siç sugjerojnë sondazhet, ai do të ndjekë një politikë më pak agresive ndaj Kinës, megjithese edhe ai mund të jetë po aq dyshues ndaj Pekinit sa Trump.
“Biden do të rifillojë praktikën tradicionale të mbështetjes së madhe ndaj SH.B.A.-së dhe aleatëve tradicionalë të Amerikës, duke marrë disa vendime mbi çështjet SHBA-Kinë,” tha Moon, në kontrast me politikat shpesh kapriçioze të Trump ndaj Pekinit.
“Pas dekadave të dialogut SHBA-Kinë dhe bashkëpunimit mbi gamën e plotë të çështjeve dypalëshe, Kina vazhdimisht ka refuzuar të miratojë ndryshimet e politikave dhe reformat që adresojnë shqetësimet Amerikane,” tha Moon. “Formula e Kinës për rivendosje të marëdhënieve është e papranueshme për Shtetet e Bashkuara.”
Së fundmi, Agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua tha se futja e Kinës si kërcënim, është pothuajse një ‘komplot’ në zgjedhjet e përgjithshme të SHBA.
“Ndërsa Pekini është ankuar me zë të lartë pasi është sulmuar nga Republikanët dhe Demokratët. Udhëheqësit e Kinës shpresojnë se me zgjedhjen e Trump ose Biden mund të rifilliojë një rregullim i marrëdhënieve.
Në katër vitet e fundit, Trump është sjelle mirë dhe keq me Kinën duke mbushur Xi me lavdërime dhe duke përshëndetur progresin drejt një marrëveshjeje tregtare në të njëjtën kohë, dhe duke quajtur Pekinin si armikun numër një të Amerikës, përgjegjës për të gjitha të këqijat në botë së fundmi.
Nëse Presidenti Trump do të rizgjidhej, ai nuk do të kishte më kufizime politike të një mandati të dytë. Kjo mund t’i japë atij forcë veprimi edhe më radikale kundër Kinës, të tilla si ndalime më të gjera në investime etj.
Në Kinë opinioni është i ndarë nëse zgjidhet Trump ose Biden. Dhe natyrisht Kina është skeptike nëse rizgjidhet Trump gjithsesi përpjekjet për rivendosje të marrëdhënieve do ketë.
Përkthyer dhe përshtatur nga: CNN/ F.H, konica.al