MENU
klinika

"The Guardian"

Kina ka “turizmin hakmarrës”, si zgjidhjen postpandemi!

01.10.2020 - 14:38

       Miliona kinezë po udhëtojnë në të gjithë vendin, në kohën e të ashtuquajturit “turizëm hakmarrës”, pas thuajse një viti karantine, bllokimesh e kufizimesh në qarkullim. /Konica.al

Ministria e Kulturës dhe Turizmit në Kinë, parashikon që rreth 550 milion vetë të ndërmarrin udhëtime brenda vendit, gjatë një feste zyrtare tetë- ditore, që shënon festivalin e mesit të vjeshtës dhe ditën kombëtare të Kinës.

Fotografitë e postuara në mediet sociale, ditën e martën, si dita e parë e festës kombëtare, treguan vendet turistike mbushur me vizitorë dhe stacionet e trenave të tejmbushur me pasagjerë. Faqja e rezervimeve të udhëtimeve “Qunar”, raportoi se rezervimet e hoteleve ishin dyfishuar, për destinacionet e njohura si Dali apo Lijiang, në provincën Yunnan ose Sanya në Hainan, një ishull në jug.

Faqet e udhëtimit kanë luftuar për klientët duke ulur çmimet, ndërsa linjat ajrore kanë shtuar itinerare të reja, për të përmbushur kërkesën. Më shumë se 500 vendndodhje piktoreske në të gjithë vendin, po ofrojnë hyrje falas për vizitorët, apo uljen e çmimit të biletave.

Zyrtarët e përkrahin pa asnjë rezervë këtë kërkesë të mbyllur, të cilësuar nga media shtetërore si “turizëm hakmarrës”, gjatë festës vjetore publike të njohur si “Java e artë”, tradicionalisht një kohë kryesore për udhëtime dhe shpenzime.

Shpenzimet gjatë tetë ditëve të ardhshme, do të jenë një tregues kryesor i rimëkëmbjes ekonomike të Kinës, nga koha kur pandemia paralizoi gjithçka. Gazeta shtetërore “Ekonomik Daily”, e përshkroi festën e këtij viti, si një “betejë kritike” për industrinë e turizmit. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Henry Kissinger flet për konfliktin SHBA-Kinë

‘Lufta tregtare’, më keq se Lufta e Parë Botërore!


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit