Kuvendi sot do të votojë ndryshimet kushtetuese të reflektuara në Kodin Zgjedhor, me të cilat do të shkohet në zgjedhjet e 25 prillit.
Në Kuvend do të kalohet drafti i miratuar nga Komisioni i Ligjeve disa ditë më parë, teksa parashikohet ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, prag 1% për partitë e koalicionet si dhe një listë që PS pretendon se është e hapur, por që në fakt është e mbyllur.
Ndërkaq do të ketë dhe një favorizim të kryetarit të partisë pasi do të mund të kandidojë në 4 zona zgjedhore.
Mazhoranca duket e vendosur të miratojë sot këto ndryshime, teksa Opozita e Bashkuar e refuzon kategorikisht teksa e quan si një prishje të dy marrëveshjeve të janarit dhe 5 qershorit ku u arrit konsensusi për Reformën Zgjedhore.
Ndërkohë opozita parlamentare duket e ndarë, teksa disa deputetë kanë paralajmëruar se do e bojkotojnë seancën.