MENU
klinika

Studiuesit flasin për teknikën e re: Ka 100% sukses

‘Koronavirusi mund të zbulohet edhe përmes erës së…’

12.10.2020 - 17:18

Qentë janë zgjedhur si një ndër qeniet që mund të dallojnë se kur një njeri është me koronavirus, apo jo, vetëm përmes erës së djersës.

Studiuesit kanë zbuluar se qentë mund të zbulojnë erën e djersës në një person që e mbart tashmë COVID-19, midis një seri mostrash negative, me sukses 100%.

Deri më tani, trajnimi i qenve për zbulimin e koronavirusit po kryhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kili, Argjentina, Brazili dhe Belgjika nga trajnerë specialistë dhe në fakt, në Emiratet e Bashkuara Arabe, qentë gjurmues gjenden tashmë në aeroporte, duke ndihmuar në uljen e përhapjes së pandemisë.

Studiuesit kanë zbuluar se qentë e stërvitur mund të zbulojnë bartës të sëmundjes, edhe kur janë asimptomatikë dhe rezultati u verifikua më vonë nga testet molekulare, shkruajne mediat e huaja.

Mesatarisht, qentë kanë rreth 220 milion receptorë të aromës. Mostrat e djersës janë një përzierje komplekse e përbërjeve organike të paqëndrueshme.

Sipas ekspertëve, trajnimi i qenve për të zbuluar SARS-CoV-2 zgjat 6-8 javë, pasi qeni tashmë është trajnuar për të zbuluar substanca të caktuara.

Ekspertët vlerësojnë se qentë mund të angazhohen në operacione në aeroporte, shtëpi pleqsh dhe hapësira publike pa rrezikun e infektimit të tyre ose transmetimit të infeksionit.

E pra kështu qentë na vërtetuan edhe një herë pse ata janë miqtë më të mirë të njeriut.