MENU
klinika

Komisioneri Varhelyi për liberalizimin e vizave

“Kosova i ka përmbushur kushtet, na duhet të bindim…”

08.10.2020 - 11:11

Kosova ishte ndalesa e radhës e Komisionerit për Zgjerim dhe Fqinjësi të Bashkimit Evropian, OIiver Varheyli, pas vizitave që zhvilloi në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri.

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, ai tha se Kosova i ka përmbushur kushtet për të fituar liberalizimin e vizave por duhet bindur shtetet anëtare e që sipas tij kjo nuk është e lehtë.

“Po, kushtet janë përmbushur megjithatë ne duhet ti bindim shtetet anëtarë dhe bindja e shteteve anëtare nuk është nje punë e lehtë, kjo do të arrihet vetëm nëse dëshmojmë me përparim në terren me punën ditore dhe arritjen e rezultateve. Na jepni kohë dhe hapësirë qe të arrijmë ketë”, ka thënë ai.

“Shoh se ka përparim, ka angazhim shoh se nuk janë negociata të lehta të cilat duhet ti bëjnë mirëpo gradualisht është një momentum qe ka filluar të zhvillohet, Lajçak ka investuar shumë. Dhe gjithashtu parterët amerikan janë të interesuar në ketë. Shpresoj qe mund te ia dalim jo në një të ardhme te largët”, tha ai për procesin e dialogut.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, vlerësoi planin e investimeve dhe rimëkëmbjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor në vlerën e 28 miliardë eurove.

“Komisioneri ka sjellë një lajm fantastik dhe shumë të madh për Ballkanin Perëndimor por edhe Kosovën, të Planit të investimeve dhe Rimëkëmbjes Ekonomike për Ballkanin Perëndimor në vlerën 28 miliardë euro, prej të cilave 9 miliardë janë grante. Ky është lajmi kryesor që Komisioneri sjell sot në Prishtinë”, tha Hoti.

Hoti shtoi se në këtë plan janë përfshirë edhe projektet që ka propozuar qeveria e tij.

“E them me shumë kënaqësi që projektet që kemi propozuar si Qeveri, për tu bërë pjesë e këtij plani janë përfshirë plotësisht, përfshirë këtu autostradën dhe hekurudhën Prishtinë-Merdare, gazsjellësin nga Maqedonia e Veriut, trajtimin e ujerave të zeza në Prishtinë, e projekte tjera..E falënderoj komisionerin dhe BE-në për ndarjen e 50 milionë eurove si ndihmë financiare për Kosovën dhe bizneset”, u shpreh Hoti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN