MENU
klinika

Luajti titullar në Kazakistan

Kumbulla: I lumtur për ngjyrat kuqezi

12.10.2020 - 12:55

Për herë të pas kaq shumë kohësh, më saktë prej më shumë se një vitit, Marash Kumbulla zbriti ditën e djeshme në fushë si titullar me kombëtaren kuqezi. 20-vjeçari bëri edhe debutimin e tij të parë në Ligën e Kombëve pikërisht ndaj Kazakistanit.

Kombëtarja nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola, pavarësisht disa rasteve të kuqezinjve. Mbrojtësi i talentuar jep opinionin e tij në lidhje me ndeshjen e djeshme dhe shpreh lumturinë e tij për debutimin si titullar për kombëtaren e madhe.

Mbrojtësi i Romës në Serie A tregohet optimist për faktin se ekipi është ende në garë për të arritur vendin e parë në këtë Ligë Kombesh në grupin 4 të Ligës C, teksa në një postim në Instagram, shkruan:

“Një rezultat pozitiv që na mban në garë për qëllimet tona. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër, sepse duam të bëjmë më shumë. I lumtur për debutimin tim si titullar me këto ngjyra dhe për herë të parë në fushë në UEFA Nations League”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN