MENU
klinika

Liga e Kombeve

Kuqezinjtë pa gol, kompromentojnë objektivin

11.10.2020 - 15:57

Kombëtarja e Shqipërisë nuk shënoi dot gol edhe në ndeshjen e transfertës në Kazakistan, duke e mbyllur 0-0. Një pikë që vlen pak për objektivin në grup të kuqezinjve, teksa synojnë vendin e parë.

Ekipi kuqezi e dominoi në 45 minuta e para, pasi vendasit dukshëm ishin më dobët, por nuk arritën të shënonin. Asnjë rast i rrezikshëm për Manajn e Brojën, që ishin totalisht në hije. Dy sulmuesit tanë nuk u shërbyen si duhet nga Abrashi dhe Bare, ndërsa Kallaku nuk ia doli të jepte ndonjë pasim goli.

Ndryshe në pjesën e dytë, kazakët rritën ndjeshëm ritmin e tyre dhe krijuan disa mundësi shënimi. Në 68’, Shqipëria pati shansin e artë pas një gabimi të portierit vendas, por Manaj nuk shënoi dot. Trashi 2 minuta më pas nuk shënoi dot teksa ishte i lirë në zonë.

Në 76’ ishte mundësia më e mirë e ndeshjes, Broja i vetëm përballë portës mundohet të gjejë cepin, por gjuan jashtë. Për tanët në 82’ hyn në fushë Memolla dhe Seferi, në vend të Trashit dhe Manajt. Gjithsesi, nuk ka gola, Shqipëria merr vetëm 1 pikë në Kazakistan.

Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit