MENU
klinika

Moderatorja Fjoralba Ponari e thotë hapur

Kur do marrësh një emision vetëm tëndin?

17.10.2020 - 18:22

Fjoralba Ponarit brenda pak kohësh asaj ju besuan një sërë programesh në Top Channel, si: “The Voice”, “Procesi sportiv”, “Ora e Tiranës”, “E diell”, duke u kthyer në një prej figrava më të dashura për publikun shqiptar.

Si e tillë, fansat kanë dëshirë që ta shohin në një program totalisht të sajin. Në një bashkëbisedim që moderatorja ka realizuar me fansat në Instagram, është pyetur “ Kur do marrësh një emision vetëm tëndin? Je shumë e përgatitur!”

Në fakt diçka e tillë duket se ka qenë në planet e bukuroshes bjonde, por jo gjithmonë gjërat ecin siç i planifikojmë dhe këtë e dimë të gjithë.

“Kshu sikur kishim ca plane për këtë sezon po s’na eci”– ka shkruar Fjoralba duke lënë të kuptojmë se për ta parë në një emision totalisht të sajin duhet të presim edhe pak.