“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Kur këshillohet dhe si përdoret Trisoli?
Mjeku: Trisoli është një suplement ushqimor që përmban dekstrozë, klorur natriumi, dhe disa mikroelemente si citrat magnezi, fosfat potasiumi, vitaminë C dhe aromë të frutit të bananes ose portokallit.
Kur duhet ta përdorim:
Sa herë që fëmija grindet, ose ka dhimbje barku, fryrje të zorrëve, ose ka vjellë , ka diarre, ose temperaturë përdoreni si më poshtë:
Një paketë tretet në një gotë ujë ( afërsisht 180ml).
Uji të jetë në temperaturën e ambientit. Nëse fëmija ka humbur lëngje, nga diarreja, temperatura, djersitja ose të vjellat, jepet 3ml – 10 ml/kg peshë në ditë. Rekomandohet të pihet çdo 10 min nga 1-2 lugë kafeje.
Pjesa e mbetur të nesërmen hidhet dhe përgatisim një pako të re.
Paketat ruajini në vend të freskët, larg ekspozimit ndaj dritës.
Nuk ka asnjë efekt anësor nga këto suplemente. Sasia e tyre në një paketë është e njejtë me atë të përbërësve të plazmës së gjakut.
E thënë ndryshe është një lloj serumi i thjeshtë, i pergatitur në kushte shtëpie, që përdoret në të gjitha rrethanat e mësipërme.
E theksojmë se çdo familje duhet ta ketë në shtëpi një preparat të tillë. Së bashku me paracetamolin, ujin fiziologjik për lavazhin e hundëve, qetësuesin me pika në vesh, janë ndihma e shpejtë që mund t’i jepni fëmijës suaj.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.