Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka biseduar me emisarin special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Me anë të një postimi në Twitter, Thaçi ka thënë se temë diskutimi e kësaj bisede ishte dialogu dhe rruga e Kosovës drejt BE-së.
Sipas Thaçit, Kosova është e përkushtuar për dialog që dërgon në njohje reciproke, që sipas tij është e vetmja formë për paqe afatgjatë në rajon.
“Diskutim i mirë për dialogun dhe rrugën e Kosovës në BE me të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak”, shkroi Thaçi.
Good discussion about the dialogue b/w #Kosovo & Serbia, and Kosovo’s path to the EU, w/ EUSR @MiroslavLajcak. Reiterated that Kosovo is committed to a dialogue for mutual recognition, as the only way to ensure lasting peace in the region & accelerate the EU integration process pic.twitter.com/uMJb2SRItz
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) October 2, 2020
“Ri përmenda se Kosova është e përkushtuar në një dialog me njohje reciproke, si formë e vetme e sigurimit të paqes së qëndrueshme dhe afatgjatë në rajon, si dhe përshpejtimit të integrimit evropian”, deklaroi Presidenti Thaçi, t’i ketë thënë diplomatit sllovak të BE-së.
E për bisedën që pati sot me presidentin e Kosovës, ka folur edhe emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Ky i fundit me anë të një postimi në Twitter, ka treguar se e ka informuar presidentin e Kosovës për arritjet e deritanishme në dialog. Madje, Lajçak ka thënë se Thaçi me përvojën e tij në këtë proces mund të ndihmojë shumë për të siguruar progresin e tij.
“Pata një video konferencë shumë të dobishme me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi këtë mëngjes. E informova për arritjet e deritanishme të BE në ndërmjetësimin e dialogut Beograd-Prishtinë. Eksperienca e tij e gjerë dialoguese mund të jetë ndihmuese në progresin e mëtejshëm të procesit”, tha Lajçak.
Had a very useful video-conference with President @HashimThaciRKS this morning. I informed him about our achievements so far in the ??-facilitated Belgrade-Pristina Dialogue. His extensive Dialogue-experience could prove helpful for further progress in the process ahead. pic.twitter.com/a0I1j4XnsM
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 2, 2020
Delegacionet e Kosovës e Serbisë do të duhej të takoheshin me 28 shtator në Bruksel në kuadër të dialogut. Megjithatë, sipas versionit zyrtar, takimi është anuluar për shkak të pandemisë Covid-19.
Ndërkohë, jozyrtarisht është raportuar se insistimi i Serbisë për rihapje të marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe refuzimi nga pala e Kosovës, ka bërë që të dështojë takimi i radhës mes Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.