30.10.2020 - 09:02
Një shperthim tritoli është regjistruar pas mesnate në Lezhë, në shtëpinë e gazetarit Elidon Ndreka.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 00.30 pas mesnate, ndërsa nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
“Më datë 30.10.2020, rreth orës 00:30, në fshatin Balldre , Lezhë, në pjesën e jashtme të hyrjes së banesës së shtetasit E.N, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton Policia.